Eurocol shpk

  • Trustfeed ratings Icon
  • Trustfeed ratings Icon
  • Trustfeed ratings Icon
  • Trustfeed ratings Icon
  • Trustfeed ratings Icon

Tirane, Albania

eurocol.com.al
Construction

Eurocol shpk Reviews | Rating 3 out of 5 stars (5 reviews)

Eurocol shpk is rated 3 out of 5 in the category construction. Read and write reviews about Eurocol shpk. Profili i kompanisë Eurocol shpk është një kompani Shqiptare ndërtimi dhe zhvillimi që është themeluar më 013.1991. Në pronësi dhe manaxhim tërësisht Shqiptar, ne jemi rritur falë pasionit dhe përkushtimit duke u shndërruar në një nga ofruesit e shërbimeve të ndërtimit më cilësor dhe të besuar në tregun lokal. Prej më shumē se 25 vitesh konsiderohemi ndër kompanitë më serioze, të strukturuara dhe të qendrueshme në vend. Bazuar në traditën e përsosmërisë ku klientët dhe koha ri-vleresojnë punën tonë , hedhim baza solide për një perspektivë premtuese. Portofoli ynë ravijëzon projekte të të gjitha përmasave, niveleve të kompleksitetit dhe funksioneve — nga rinovime të ndërlikuara interierësh deri në ndërtimet më komplekse në vend; ne mundemi të ndërtojmë gjithçka — dhe e bëjmë këtë me pasion. Diapazoni i aftësive të Eurocol na siguron që të jemi në gjendje të zgjidhim nevojat e klientëve tanë në çdo kohë dhe në çdo front. Slogan/Moto Siguri në investim! Eksperienca e gjatë në ndërtim, përkushtimi dhe vëmendja maksimale në çdo detaj, bëjnë të mundur që produktet Eurocol të kthehen në pararojë për industrinë e ndërtimit. Kjo traditë përsosmërie dhe shërbimi i jashtëzakonshëm ndaj klientit, u jep produkteve tona vlerë në rritje me kalimin e kohës, duke bërë çdo investim të suksesshëm për këdo që beson tek Eurocol. Misioni Misoni i Eurocol shpk është të kthejë idetë dhe ëndrrat në realitet. Ne përpiqemi të tejkalojmë pritshmëritë e klientetit përsa i përket cilësisë, funksionalitetit, sigurisë dhe estetikës, duke ofruar produkte të përfunduara që përfaqësojnë vlera dhe i qëndrojnë provës së kohës. Vizioni yne Eurocol synon të ofrojë ndërtimet më cilësore në tregun shqiptar, duke u bërë zgjedhje e parë për klientët dhe njëkohësisht udhërrëfyes për përmirësimin e standartit të ndërtimit në vendin tonë.

Address

Rr. Murat Toptani, Eurocol Business Center, Kati 3

Company size

51-200 employees

Headquarters

Tirane, Albania

Founded

1991

Open hours

...
There is no reviews yet about Eurocol shpk, be the first to write a review and give your rating to Eurocol shpk
Write review Claim Profile