EBEL ROSE is rated 3 out of 5 in the category apparel & fashion. Read and write reviews about EBEL ROSE. EBEL ROSE është një butik shqiptar bashkëkohor, i dedikuar vecanërisht fëmijëve dinamikë që kanë argetimin pafund moton e tyre! Të gjitha veshjet e EBEL ROSE janë përzgjedhur me shumë kujdes dhe dashuri nga themeluesja e butikut, Ema Iftiu Dishnica. Ema është mami e një vajze 1 vjec e gjysëm, Aria e cila është edhe mini modelja kryesore e butikut. Edukimi në degën e Financës në një nga shkollat më të mira në SHBA, si dhe eksperienca si fashion blogger, e kanë përgatitur Emën për suksesin e rradhës, EBEL ROSE. Shumica e veshjeve janë përzgjedhur për të shoqëruar fëmijët në aktivitetet e tyre të përditshme. Ndërkohë që kemi menduar edhe për ato momentet e vecanta të cilat kërkojnë paksa me shumë xixa dhe shkelqim. Mamat që zgjedhin EBEL ROSE janë moderne, praktike, të informuara dhe kërkojnë të veshin fëmijët e tyre çdo ditë me veshje, ku dominon prakticiteti, rehatia, pa hequr dore nga stili dhe personaliteti i tyre! Ema nuk mund të harronte edhe ato femra moderne që si vetë ajo, kanë dëshirë të vishen me gjera të vecanta, pa shpenzuar shumë.
Company size
1-10 employees