Altec Communications

  • Trustfeed ratings Icon
  • Trustfeed ratings Icon
  • Trustfeed ratings Icon
  • Trustfeed ratings Icon
  • Trustfeed ratings Icon

Tirana, Albania

altec-communications.al
Telecommunications

Altec Communications Reviews | Rating 3 out of 5 stars (5 reviews)

Altec Communications is rated 3 out of 5 in the category telecommunications. Read and write reviews about Altec Communications. Altec Communications është një kompani me kapital shqiptar që operon profesionalisht në fushën e telekomunikacionit me vizionin e sjelljes së një tjetër dimensioni në fushën e teknologjisë. Prioriteti i Altec është dhe vazhdon të mbetet sjellja e shërbimeve ekselente të platformave të shërbimit VOIP dhe programimeve të serverave. Të shumta janë kompanitë të cilat kërkojnë inovacionin, por janë shume të pakta ato që udhëhiqen nga inovacioni në çdo hap të tyre. Altec zotëron një skuadër të përkushtuar dhe të motivuar nga risitë dhe kreativiteti. Altec zotëron gjithashtu edhe liçensën e AKEP, e cila na cilëson si një kompani tepër të besueshme në fushën e telekomunikacionit në tregun shqiptar. Misioni Të ofrojmë shërbime cilësore, suport dhe mbështetje të plotë për individët dhe bizneset të cilat besojnë në burimet njerëzore dhe teknologjike të Altec. Vizioni Të ecim me hapin e shpejtë të teknologjisë, duke u përmirësuar me ritmin e saj. Vlerat • Cilësia në shërbim • Transparenca • Korrektësia • Përgjegjshmëria Shërbimet e ALTEC VOIP Platforma “Altec VOIP” shërben për të lehtësuar aksesueshmërinë në cilësi tepër të lartë dhe me kosto efiçiente të routerit. VOIP (Voice Over Internet Protocol) shërbimi telefonik mbi internetin, ju ofron avantazhin e perfitueshmërisë së shërbimit telefonik përmes internetit në kompaninë tuaj nëse keni një lidhje interneti të arsyeshme. Ne ofrojmë mundësinë e kryerjes së telefonatave ndërkombëtare perms interkoneksionit VOIP. Bashkëpunimi me më shumë se 20 ofrues ndërkombëtarë në mbarë botën na bën të sigurt për cilësinë që ne ofrojmë. • Backup i garantuar • Numrin DID falas • CLI Falas • Rutim në të gjithë botën Punojmë me platformat më të mira në botë • AT&T • China Telekom • WIND • TELSTRA • VODAFONE • TIM • T-MOBILE • VIRGIN MOBILE Serveri Cloud Përmes kësaj platforme ofrohet një shërbim profesional dhe inovativ i serverave online, servera të besueshëm dhe të fuqishëm të bazuar në Linux ose Windows. Serverat tanë të dedikuar të rutimit ju sigurojnë hardware të fundit, procesorë të fuqishëm, trafik të pakufizuar dhe nivelin më të lartë të disponueshmërisë, fleksibilitet dhe efikasitet të serverit. Serveri mund të personalizohet dhe dedikohet sipas nevojave të biznesit tuaj me një kosto efiçente. VPS VPS hosting (Virtual Private Servers) si një zgjidhje me kosto efektive ju ofron karakteristikat më të mira të serverave të dedikuar dhe produkteve të hapësirës së internetit. Ne ju ofrojmë VPS me hard disk SSD për performancë edhe më të shpejtë. Për nje rikthim më të shpejtë të sistemit, kjo platformë përmban Snapshots. Veçantitë e kësaj platforme janë gjendja e hardware-ve dhe virtualizimi në bazë të KVM. Internet Altec Communications ofron shërbim interneti të dedikuar për biznesin tuaj. Profili i kompanisë tonë është i orientuar drejt kualifikimit, shërbimit, performances dhe sigurisë. Rrjedhimisht, teknologjia që kemi përdorur në shërbimin e internetit është fjala e fundit me ane te fibrave optike. Kjo teknologji garanton performancë të shkëlqyer, stabilitet dhe komunikim me shpejtësi të lartë në Internet dhe DATA.

Address

Bulevardi Zogu i parë

Company size

11-50 employees

Headquarters

Tirana, Tirana

Open hours

...
There is no reviews yet about Altec Communications, be the first to write a review and give your rating to Altec Communications
Write review Claim Profile