Albanian Deposit Insurance Agency is rated 3 out of 5 in the category sigurimdepozita. Read and write reviews about Albanian Deposit Insurance Agency. Depozitat tuaja janë të mbrojtura! Agjencia e Sigurimit të Depozitave siguron dhe kompenson depozitat e individëve deri në limitin prej 2.50000 Lek. Mission Misioni i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave është mbrojtja e depozituesve duke siguruar depozitat e tyre në subjektet anëtare të skemës së sigurimit të depozitave dhe kompensuar ata në rast se institucioni i tyre financiar ndodhet në paaftësi paguese. Description Agjencia e Sigurimit të Depozitave është një institucion i pavarur publik, krijuar në bazë të ligjit Nr. 53/2014, datë 225.2014 “Për sigurimin e Depozitave”, i cili synon të mbështesë dhe forcojë stabilitetin e sistemit financiar e bankar në vend. Objektivat publike të Agjencisë janë: • Mbrojtja e interesave të depozituesve. • Kontributi për stabilitetin financiar në vend. Vlerat Agjencia e Sigurimit të Depozitave dhe punonjësit e saj ndërtojnë me profesionalizëm një institucion në shërbim të publikut, i cili në plotësimin e misionit institucional mbështetet në: Aftësi dhe integritet nëpërmjet përgatitjes dhe kualifikimit të punonjësve të saj me standarte të larta bashkëkohore, profesionale dhe etike. Efektivitet nëpërmjet përgjigjes me shpejtësi dhe në mënyrë profesionale ndaj nevojave që diktojnë zhvillimet kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e sigurimit të depozitave. Bashkëpunim nëpërmjet komunikimit dhe koordinimit efektiv midis punonjësve të saj, si dhe me insitucionet vendore rregullatore e mbikëqyrëse, anëtare të rrjetit të sigurisë financiare të cilat mbështesin gjithashtu sistemin e sigurimit të depozitave. Përgjegjshmëri profesionale dhe transparencë nëpërmjet sjelljes dhe veprimit me efektivitet në çdo situatë. Mbrojtja e interesit publik - Agjencia dhe punonjësit e saj janë përgjegjës për zbatimin e kuadrit ligjor e rregullativ të sigurimit të depozitave në vend, në emër dhe interes të publikut, duke trajtuar me paanësi çdo këndvështrim të anëtarëve të skemës së sigurimit të depozitave.
Address
Rr. Elbasanit Pall Edil Al-It, zyra no. 319
Company size
11-50 employees
Headquarters
Tirana, Tirana